AP: Plan Kombëtar për eliminimin e punës së fëmijëve. Asnjë fëmijë në burg, zgjidhje alternative

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 04:31

TIRANË- Avokati i Popullit duke pranuar se një numër i madh fëmijësh në vendin tonë shfrytëzohen në punë, madje edhe shumë të rënda për moshën ka theksuar se duhet hartuar plani kombëtar i eliminimit të punës së fëmijëve. Ai ka kerkuar edhe nje zgjidhje alternative per te shmangur burgimin e femijeve. “Asnje femije ne burg, jam i mendimit qe duhet gjetur nje zgjidhje alterantive per kete problem”- ka thene AP.
Në një aktivitet të sotëm për këtë cështje, Totozani duke iu referuar raportit më të fundit për fëmijët tha se 57 mijë fëmijë të moshës 8-17 vjec punojnë, ndërkohë që 19 % e të miturve deri në 14 vjec punojnë në punë shumë të vështira, bujqësi, ndërtim, fabrika të vogla dhe industri minerare.
“Të gjithë të hartojmë planin kombëtarë të eliminimit të punës së fëmijëve, si një detyrim ligjor e moral. Konsolidim e përmirësim të sistemit të përkujdesjes shoqërore të fëmijëve në nevojë”- tha Totozani.
Ai shtoi me tej se mungesa e dispozitave ligjore për rehabilitimin e fëmijëve që kanë qenë viktima të dhunës, dëshmitarë të saj apo të abuzuar seksualisht e vështirëson punën, duke kërkuar ndërhyrje edhe në këtë pikë.
“Fëmijët e ngujuar janë tjetër ceshtje e nxehtë e mosrespektimit të të drejtave themelore të fëmijëve. Identifikimin e fëmijëve të ngujuar që janë jashtë sistemit arsimor. Duhet ligj për ngritjen e këshillit koordinues për luftën kundër gjakmarrjes, pasi në këtë fenomen viktimat kryesore janë fëmijët”- tha ai.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.