KLD: Nuk na ka ardhur asnjë nga procedimet disiplinore të Naços

Postuar në 06 Dhjetor, 2013 03:27

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka hedhur poshtë deklaratat e ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, i cili tha se ka dorëzuar në këtë institucion kërkesat për procedimin disiplinor për shtatë gjyqtarë.

KLD-ja deklaroi se asnjë nga procedimet e cituara nga ministri Naço nuk ka arritur zyrtarisht në protokollin e KLD-së deri ditën e djeshme, kur është regjistruar vetëm një nga kërkesat për procedim disiplinor, të deklaruara nga ministri i Drejtësisë.

“Duke marrë shkas nga deklaratat e përsëritura në media të ministrit të Drejtësisë, ku deklarohet se ministri ka dërguar në KLD kërkesat për procedimin disiplinor për shtatë gjyqtarë, këshilli dëshiron të sqarojë opinionin publik se, megjithëse është publikuar në media që në datën 19 nëntor, asnjë nga procedimet e cituara nuk ka arritur zyrtarisht në protokollin e KLD-së, deri ditën e djeshme”, -thuhet në njoftimin për shtyp të KLD-së.

Gjithashtu KLD-ja sqaron se është ende në pritje që ministri të sjellë në këshill propozimet për procedimet disiplinore të 14 gjyqtarëve, të cilët janë konstatuar me shkelje, pas kontrolleve të ushtruara nga inspektorati i KLD-së.

“Këshilli i Lartë i Drejtësisë, e konsideron aspak serioze, që ai të vihet në dijeni, për fatin e kërkesave për procedim disiplinor ndaj gjyqtarëve, nëpërmjet mediave dhe jo në rrugë institucionale, sikundër ligji parashikon”, -përfundon njoftimi.

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.