Padi Arben Imamit për korrupsion

Qeveria dorëzon në Prokurori dosjen e parë denoncuese për korrupsion në nivelet e larta të ish-Qeverise Berisha. Ministria e Mbrojtjes njoftoi përgatitjen dhe dorëzimin në Prokurori të një padie penale në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami dhe disa ish- vartësve të tij.
Ministrja Mimi Kodheli tha se nuk behet fjale per nje kallëzim te thjeshte por per nje dosje te mirestudiuar, ku jane mbledhur fakte te forta dhe te shumta per korrupsion te kryer nga paradhesi i saj dhe akuzoi Imamin per shperdorim te parave publike.
"Sot Ministria e Mbrojtjes depoziton në Prokurorinë e Përgjithshme një kallëzim penal, në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes dhe disa ish-punonjëve të kësaj Ministrie, për konsumin e veprës penale të shpërdorimit të detyrës, shpërdorim i kontributeve të dhëna nga shteti, si dhe shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankand publik, të parashikuara këto në nenet 248, 256 dhe 258 të Kodit të Procedurës Penale, të Republikës së Shqipërisë. Në fakt, ky nuk është një kallëzim i zakonshëm, kemi të bëjmë me një padi të mirëargumentuar, të përgatitur nga një grup ekspertësh, të cilët kanë shqyrtuar deri në detaje të gjithë këta aferë korruptive dhe kanë dalë në konkluzionin se kush ka qenë pjesë e kësaj procedure, duhet të përgjigjet përpara drejtësisë.I kërkoj në mënyrë të veçantë Prokurorisë së Përgjithshme të veprojë duke investiguar mbi të gjitha këto veprime antiligjore, që kanë çuar sipas nesh në shkelje të procedurave dhe në një abuzim të madh me paranë publike. Ndërkohë, mund t'ju them se nuk është aspak komode për mua dhe as për bashkëpunëtorët e mi për këtë veprim ndaj paraardhësit tim, por ju siguroj se kjo është gjëja e vetme që duhet të bëja në kushtet e të ndodhurit përpara këtyre fakteve dhe provave të pamohueshme", tha Kodheli.
Top channel
Add new comment