Jakup Krasniqi merret në pyetje nga EULEX, dyshime për krime lufte

Postuar në 20 Dhjetor, 2013 11:30

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi është paraqitur në Prokurorinë Speciale, ku po merret në pyetje nga një Prokuror i EULEX-it, si i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë, gjatë periudhës 1998-1999.

Ai ka arritur te Zyrat e EULEX-it në dalje të Prishtinës me vetura të Kuvendit të Kosovës, njoftuan mediet elektronike. Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, nuk e ka komentuar lajmin se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është i dyshuar për krime lufte në periudhën 1998–1999. “Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka koment në lidhje me këtë ngjarje”, ka thënë Krasniqi për Telegrafin.

EULEX ka zgjeruar hetimet për krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.  Portali  lajmi.net raportonte  se kryeparlamentari Jakup Krasniqi, i cili ka qenë njëri nga anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, gjatë ditës do të mund të merret në pyetje si i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile, gjatë periudhës 1998-1999,  varësisht nga rezultatet e hetimeve, mund të përfshihet në aktakuzën që tashmë ngritur për Sylejman Selimin, Ismet Haxhën, Nexhat Çubrelin dhe Shefki Hysenin.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.