Basha: Mziu pa faj sa kohë që drejtësia nuk është shprehur. Po monitorojmë se çfarë po ndodh

Një ditë pas arrestimit të kreut të bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, kreu i opozitës Lulzim Basha, ka deklaruar se PD mbështet çdo hetim për cilindo person dhe se për gjithçka, fjalën e fundit e thotë drejtësia.
“Jemi informuar dje për këtë veprim, dua të them që PD është e hapur për çdo hetim për çdo çështje, së dyti që në rastin konkret procesi duhet të jetë sipas ligjit e transparent, po e monitorojmë se çfarë po ndodh. Dua t’u bëj thirrje se sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit ai është i pafajshëm për sa kohë që drejtësia nuk është shprehur dhe ne kemi besim të plotë tek drejtësia”,- tha Basha
SHQIP
Add new comment