Efektet e paketës së re fiskale

Parlamenti është përfshirë nga debate të forta mbi efektet që do të sjellë paketa fiskale në ekonomi. Maxhoranca thotë se ajo po ul taksat për shumicën dërrmuese të qytetarëve, por opozita ka llogari të tjera.
“Për 177 mijë vetë, edukatorë, mësues, mjekë, policë e ushtarakë, ne sot po iu ulim tatimet”, deklaroi deputeti i mazhorancës Erjon Braçe.
“Përfitimet përveçse janë qesharake, zhbëhen nga rritja e taksave të tjera nga pushteti. Karburanti do kushtojë më shtrenjtë, transporti po ashtu”, replikoi ish-ministri Ridvan Bode.
Debate të forta ka pasur edhe për taksimin e biznesit, ku maxhoranca ka vendosur një sistem me dy shkallë, nga i cili sipas saj përfitojnë
Paketa fiskale dhe buxheti
Kosova për paketën e re fiskale
Çfarë synon buxheti 2014?
Debati për buxhetin 2014
80 për qind e sipërmarrësve.
“Po heqim taksën mbi biznesin e vogël, po reduktojmë tatimin ndaj biznesit të vogël. Nga kjo përfitojnë 81 për qind e bizneseve në Shqipëri”, vijoi Braçe.
“Ky sistem progresiv vetëm cënon interesat e atyre që menaxhojnë ekonominë e vendit. Kjo është padrejtësia dhe lufta e re klasore. Të mëdhenjtë qenkan të pasurit që po përfitojnë, ndërsa të tjerët janë të varfërit, të cilëve po i hidhet një lëmoshë”, u përgjigj kryetari i PR, Fatmir Mediu.
Paketa fiskale sjell ndryshime të forta në sistemin e taksave në vend. Në total, ajo e rrit barrën e taksave në ekonomi me rreth 20 miliardë lekë.
Top Channel
Add new comment