Padi 7 ish-krerëve të ALUIZNI-t

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 16:22

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurorinë e Sarandës ish-drejtorët e Agjencisë Rajonale të Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave dhe Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) në Sarandë.

Sipas auditivit të realizuar në këtë agjenci, rezulton se në periudhën janar 2011-shtator 2013, dy ish-drejtues të kësaj agjencie dhe 5 drejtorë rajonalë në Sarandë, kanë abuzuar me detyrën duke lejuar legalizimin e jashtëligjshëm të disa banesave që ndodhen në zona arkeologjike. Bëhet fjalë për 100 subjekte të tilla, që tashmë janë legalizuar.

Nisur nga këto shkelje, janë kallëzuar penalisht, ish-drejtorët me inicialet, R.T. dhe V.K. Këta ish-drejtues janë kallëzuar penalisht për veprën penale të shpërdorimit të detyrës për legalizimin e objekteve informate mbi monumentet arkeologjike, për cenim të integritetit të monumenteve të kulturës, si edhe për shkaktimin e mungesës së të ardhurave për kompensimin e subjekteve të ish-pronarëve.

 Po kështu, me shkelje kanë rezultuar edhe pesë ish-drejtues të tjerë. Ata kanë kryer shkelje për sa i takon zbatimit të procedurave ligjore për mbledhjen, përpunimin dhe administrimin e të dhënave për ndërtimet pa leje.

KLSH-ja shkruan në deklaratën e saj se këta ish-drejtues janë kallëzuar penalisht edhe për parregullsi në plotësimin e dosjeve të legalizimit. Ata kanë legalizuar objekte në kundërshtim me ligjin, duke i shkaktuar një dëm prej 6 milionë lekësh buxhetit të shtetit, përkatësisht në fondin për kompensimin monetar të ish-pronarëve.

 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.