Matura Shtetërore 2014, Gjuha e huaj, provim me detyrim. Ja udhëzimi i plotë i MAS

TIRANE- Ashtu siç ishte paralajmëruar më parë, gjuha e huaj do të jetë provim me detyrim në Maturën Shtetërore 2014. Vendimi është zyrtarizuar sot nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, nëpërmjet një udhëzimi që mban numrin 60, për zhvillimin e maturës shtetërore të vitit 2014-të.
Kështu, provime te detyruara do të jenë Gjuhë Shqipe dhe Letërsia, Matematika dhe Gjuhë e huaj. Sipas këtij udhëzimi të MAS, testi i gjuhës së huaj do të hartohet në përputhje me gjuhën që parapëlqen secili maturant/kandidat në nivelin gjuhësor A2. Menuja e gjuhëve të huaja në provim do të jetë anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Preferencat e maturantit/kandidatit për ketë provim do të pasqyrohen në Formularin A1 dhe A1Z. Testi gjuhës së huaj si provim i detyruar do të hartohet nga AKP dhe provimi do të administrohet nga DAR/ZA-të përkatës. Vlerësimi do të realizohet nga AKP-ja sipas një udhëzimi të ministrisë.
Sa i përket lëndëve me zgjedhje, ministria ka publikuar listën e tyre, ndërsa çdo maturant/kandidat duhet të zgjedhë dy lëndë, shuma e krediteve të të cilave duhet të jetë jo më e vogël se 8-të. Ky udhëzim hy në fuqi menjëherë.
PANORAMA
Add new comment