Vendet e lira në administratë, Harito: Kanë nisur procedurat. Ja dokumentacioni që kërkohet

Postuar në 29 Dhjetor, 2013 16:07

TIRANE- Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito te interesuarit te behen pjese e gares per vendet bosh ne administraten publike. 

“Ju bëjmë me dije se Departamenti i Administratës Publike ka filluar procedurat e rekrutimit në shërbimin civil. Në faqen e Internetitwww.pad.gov.al, janë publikuar pozicionet vakante në institucionet e linjës”- ka thene Harito, nderkohe qe mesazhi i saj eshte publikuar edhe ne profilin e kryeministrit Rama ne FB.

Sipas ministres, ne faqen e sipercituar te interesuarit do te  gjejne informacionin përkatës në lidhje me vendet e lira në administratën publike, kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta që duhet të plotësojnë kandidatët si dhe afatet brenda të cilëve ju duhet të dorëzoni dokumentacionin e nevojshëm.

Ajo sugjeron qe duke marrë në konsideratë formimin akademik dhe profesional, të aplikonit për pozicionet në të cilat ju i përmbushni kriteret e veçanta të publikimit. 

Dokumentacioni i nevojshem qe duhet postuar ne kutinë postare Nr.1751 eshte si me poshte:

· kërkesën për aplikim,

· CV-në,

· fotokopje të diplomës dhe librezës së notave

· fotokopje të librezës së punës (nëse kërkohet)

· fotokopje të çertifikateve të kualifikimit, dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit

· fotokopje të vërtetimit të gjëndjes gjyqësore si dhe të paktën një letër rekomandimi

· një numër telefoni për tu kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit. (Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).

“Dokumentet mund t’i dërgoni edhe të skanuara në adresën: info@pad.gov.al dhe, nëse do të përzgjidheni, duhet t’i sillni të noterizuara. Për më shumë informacion në lidhje me këto vende pune, ju lutem vizitoni faqen e Internetit www.pad.gov.al “- njofton Harito.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.