Aksident, plagosen 4 pjesëtarët e një familjeje

Postuar në 30 Dhjetor, 2013 02:50

KAVAJË -Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një familje ka mbetur e plagosur. 

Aksidenti ka ndodhur në Kavajë, ku një furgon është përplasur me një automjet tip “Benz” pranë fshatit Gosë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur, një burrë, një  grua dhe 2 vajza të reja, të cilët dyshohen se janë pjesë të të njëjtës familje.

Menjëherë të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, por 3 prej tyre janë nisur drejt Tiranës si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.