SHSSH padit komunën Kërrabë, abuzuan me ndihmën ekonomike dhe paaftësinë

Postuar në 07 Janar, 2014 11:41

Kryetari dhe anëtarët e Këshillit të Komunës Kërrabë, si dhe përgjegjësja e Seksionit të Ndihmës Ekonomike dhe të Personave me Aftësi të Kufizuar janë paditur sot në prokurori nga Shërbimi Social Shtetëror i Ministrisë së Mirëqenies Sociale me akuzën e shpërdorimit te detyres.

Ministria e Mirëqenies Sociale bën me dije senga kontrolli i ushtruar nga auditi i Shërbimit Social Shtetëror ka rezultuar se nga 228 familje që trajtohen me ndihmë ekonomike në Komunën e Krrabës, 193 prej tyre e kanë përfituar ndihmën ekonomike në shkelje me kriteret e përcaktuara ligjore, mes të cilëve edhe familjet e Kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit të Komunës.

“Sipas vlerësimit paraprak, për periudhën e kontrolluar 9 mujore të vitit 2013, këto shkelje ligjore i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit gjithsej një dëm prej 7.124.722 lekë.

Shkelje të tjera u evidentuan edhe gjatë kontrollit të dosjeve të personave me aftësi të kufizuara, ku rezultoi se nga 52 persona që trajtohen me pagesë paaftësie në Komunën e Kërrabës, 8 prej tyre e kanë përfituar atë në shkelje të kritereve ligjore.

Veprimet e mësipërme ngarkojnë me përgjegjësi Kryetarin dhe anëtarët e Këshillit të Komunës Kërrabë, si dhe Administratoren e Ndihmës Ekonomike dhe të Aftësisë së Kufizuar të Komunës Krrabë.

Në përfundim të këtij kontrolli, Shërbimi Social Shtetëror ka kërkuar regjistrimin e procedimit penal ndaj të kallëzuarve dhe ushtrimin e ndjekjes penale ndaj personave të tjerë që do të rezultojnë përgjegjës gjatë hetimeve të kryera.

Shërbimi Social Shtetëror po vazhdon kontrollet e skemës së Ndihmës Ekonomike dhe Pagesave të Aftësisë së Kufizuar dhe do të kallëzojë në Prokurori të gjitha shkeljet e gjetura në skemën e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.