Gjakovë/ Vulin në vend të kërkojë falje, fyen: Shqiptarët nuk janë njerëz

Vizita e një ministri serb në Gjakovë u prit me protesta të banorëve që vuajnë akoma pasojat e luftës, ku krimet serbe u kanë marrë të dashurit e tyre. Qindra njerëz dolën në rrugë e bllokuan hyrjen e ministrit Vulin në manastir. Ndërsa akoma funksionari serb nuk e ka parë të nevojshme të kërkojnë falje për krimet e luftës të kryera në Kosovë më keq akoma ai ka fyer njerëzit e lënduar e të zemëruar që protestonin.
Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin pas dështimit që të hyjë në Kishën Ortodokse në Gjakovë, ka mbetur shumë i inatosur sa që ka fyer nënat, baballarët dhe familjarët e viktimave të luftës dhe të zhdukurve në Kosovë, të cilët protestuan para Kishës, shkruan Zëri.
Ai ka thënë se ata “nuk janë njerëz”. “Ndoshta kanë qenë shqiptarë, nuk e di, por njerëz ju siguroj se nuk kanë qenë”, ka thënë Vulin për Radio Televzionin e Serbisë.
Ai po ashtu ka bërë thirrje te komuniteti ndërkombëtar që të punojnë më shumë për sigurimin e të drejtave të serbëve në Kosovë.
Policia e Kosovës ka zhbllokuar rrugën afër Kishës Ortodokse serbe nga automjetet, ndërsa autobusët janë nisur në drejtim të objektit, dhjetëra qytetarë të Gjakovës kanë bllokuar hyrjen e kishës, duke dashur që në këtë mënyrë t’i pengojnë të futën brenda pelegrinët serbë.
MAPO
Add new comment