Masakër në Korçë, ekzekutohen 4 persona

Masakër në fshatin Gjonomadh në Korçë, ku çmenduria e Bashkim Latollarit u ka marrë jetën katër personave.
Që të gjithë personat janë vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së martës. Burimet nga policia thonë se viktimat janë daja i autorit Rexhep Metollari dhe gruaja, së bashku me kushëririn e tij Belimon dhe bashkëshorten e tij, Daniela Meçollari.
Mësohet se autori ka vrarë fillimisht Rexhep dhe Valentina Metollarin dhe më pas ka ekzekutuar në banesën e tyre çiftin Belimon dhe Daniela Meçollari në sy të dy fëmijëve të tyre, 4 dhe 6 vjeç.
Policia prangosi autorin e vrasjes së katërfishtë, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e saj. Paraprakisht dyshohet se krimi është kryer për shkaqe xhelozie pasi autori mund të ketë patur lidhje intime me viktimën Daniela Meçollari.
Top Channel
Add new comment