Sulmi me granatë, merret në mbrojtje familja e kreut të PD në Pogradec

Policia merr në mbrojtje kreun e degës së Partisë Demokratike në Pogradec, Luan Lipo. Dy ditë pas një atentati që iu organizua në banesë, policia ka vendosur të marrë në mbrojtje Luan Lipon dhe familjen e tij.
Mësohet se nuk ka pasur një kërkesë nga ana e kreut të PD për Pogradecin, por ka qenë vendimi i uniformave blu bazuar në rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja dhe informacionet se mund të ketë ndonjë tjetër tentativë për atentat.
Dy ditë më parë në banesën e Lipos u hodh një garantë e cila shpërtheu duke shkaktuar dëme të mëdha, por fatmirësisht asnjë pjesëtar i familjes së tij nuk u lëndua.
Policia bën të ditur se po heton në 3 pista, ndërsa janë shoqëruar deri tani e marrë në pyetje mbi 30 persona, por nuk është gjetur ende autori i ngjarjes së rëndë.
Lipo e ka konsideruar ngjarjen si të motivuar politikisht dhe të lidhur me detyrën.
SHQIP
Add new comment