Konflikti për pronën, masakrohen me motosharrë, dy të plagosur
Tre persona kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë, pas një konflikti për motive pronësie. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Domgjon, komuna Fan Mirditë.
40-vjeçari Pashk Përndoca, së bashku me djalin e tij Ndue Përndoca, për motive pronësie janë konfliktuar me 48-vjeçarin Pashk Bajraktari.
40-vjeçari Përndoca ka goditur 48-vjeçarin Bajraktari me një levë duke e dëmtuar lehtë. Ky i fundit ka marrë motorrsharrën dhe ka prerë në qafë Përndoca.
Si pasojë kanë mbetur të dëmtuar të dy shtetasit, ku shtetasi Pashk Përndoca është dëmtuar rëndë dhe është nisur drejt spitalit Ushtarak të Tiranës. Policia është në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Add new comment