Tiranë, INUK vijon ndërhyrjet tek Unaza e Re për ndërtimet pa leje
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/3778_in.jpg?itok=zV6peF71)
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, ka rinisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm aksionin në Tiranë, për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike.
Edhe ditën e sotme, aksioni i INUK do të jetë i përqëndruar në zonën e Unazës së Re, përkatësisht nga rreth rrotullimi i Doganës dhe deri tek Pallati me Shigjeta.
Ndërhyrja e INUK në këtë zonë vijon prej disa ditësh për prishjen e ndërtimeve pa leje, ndërsa deri më tani nuk raportohen konflikte me pronarët.
Nga ana e tij, INUK ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve në aksionin e ndërmarrë i cili siç thekson ky institucion, ka për qëllim vendosjen e ligjshmërisë në territor.
Add new comment