Kreu i ERE, emërohet zv/President i Rregullatorëve të Mesdheut
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/default_images/no-photo_0.jpg?itok=QGFmpan5)
Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë në Shqipëri Petrit Ahmeti është emëruar zv/President i Rregullatorëve të Energjisë se Mesdheut (MEDREG).
Emërimi i tij u bë në takimin e 18-të të asamblesë së përgjithshme të Rregullatorëve të Energjisë së Mesdheut (MEDREG) i cili u mbajt më 27 Nëntor 2014 në Barcelonë, Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë Petrit Ahmeti u zgjodh zv/President i saj me një mandat 2 vjeçar. Rregullatorët e Energjisë së Mesdheut mbledh rreth vetes 21 shtete të Mesdheut dhe financohet nga Bashkimi Europian.
Komiteti ekzekutiv i MEDREG për periudhën 2014-2016 do të përbëhet nga presidenti Hafez El-Salmëy, Drejtor i Përgjithshëm i Rregullatorit Kombëtar Egjiptian dhe zv/president i MEDREG për periudhën 2012-2014, Zv/ President Petrit Ahmeti Kryetar i ERE-s dhe Alexandre Santos i Rregullatorit Kombëtar Portugez (ERSE).
Gjatë asamblesë së Përgjithshme u zgjodhën dhe drejtuesit e grupeve të punës, ku ERE do të kontribuojë në implementimin e strategjisë 2020-2030 e hartuar nga vendet anëtare në bashkëpunim me Bashkimin Europian.
Gjithashtu në Barcelonë u mbajt dhe Forumi i parë për Rregullimin e Energjisë së Mesdheut, në të cilin ishin prezent më shumë se 120 ekspertë të energjisë.
Add new comment