Sarandë, shoferi humb kontrollin në gjendje të dehur, 2 të plagosur
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/default_images/no-photo_0.jpg?itok=QGFmpan5)
Dy të plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor të regjistruar pasditen e sotme në aksin Sarandë-Pllakë. Një automjet ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Ura e Cukës”, e për pasojë kanë mbetur të plagosur, Arben Mirdita e Luan Plloshmi.
Të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Sarandës me makina të rastit. Policia ka mbërritur ne vëndngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit të mjetit nga shoferi, i cili mendohet të ketë qenë në gjëndje të dehur.
Add new comment