"Banda e Bakos", grupi i vrasësve me pagesë drejtohej nga një grek
Shtëpia, që shihni në foto, është ndërtesa në të cilën strehohej grupi kriminal i shqiptarëve, që përbëhet nga 7 persona, tre prej të cilëve tashmë kanë rënë në pranga. Bëhet fjalë për strehën në të cilën u kap Arbër Bako bashkë me kushëririn e parë të tij, një 23-vjeçar, që për policinë greke mendohet se është djali i tezes së Arbërit.
Edhe ai posedon një mori dokumentesh identitetesh, por grekët e hetimit deri më tani, janë të bindur që emri i tij është Ilir Sh. Bashkë me Bakon dhe të riun, policia greke mësohet se ka vënë në pranga edhe një person tjetër, identitetin e të cilit e ka mbajtur të fshehur përgjatë gjithë këtyre ditëve, ndërkohë që gjatë hetimeve intensive, hetuesit kanë zbuluar se, në fakt, nuk bëhet fjalë për një grup kriminal, por për një organizatë të frikshme, e cila funksionin prej të paktën 10 vitesh në Greqi.
Add new comment