Fushë-Krujë, tritol shtyllës së tensionit, ndalohet shpërthimi
Një sasi eksplozivi është vendosur në këmbët e një shtylle të tensionit të lartë në fshatin Halilaj të Fushë-Krujës.
Fatmirësisht lënda plasëse nuk ka shpërthyer, ndërsa në Komisariatin e Fushë-Krujës rreth orës 11:00 erdhi informacioni për këtë ngjarje. Eksperte xhenierë kanë çaktivizuar lendën plasëse, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Nga hetimet paraprake del se eksplozivi ishte planifikuar të shpërthente në kohën kur në kryeqytet po mbahej ceremonia ushtarake në nder të 70 vjetorit të çlirimit.
Lënda shpërthyese ishte vendosur në lartësinë 3 metra nga sipërfaqja e tokës, në dy nga këmbët e shtyllës.
Deri tani policia ka shoqëruar 8 persona. Sipas Ministrisë së Brendshme, ky është një akt terrorist, që cilësohet veprën penale “Shkatrrim prone me eksploziv”, parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.
Add new comment