Fier, vrasja e 2012, Gjykata vendos "73 vite burg për babain e 2 djemtë"
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/default_images/no-photo_0.jpg?itok=QGFmpan5)
Gjykata e Fierit ka dhënë verdiktin e saj final duke dënuar me 73 vjet burg për Gëzim Sulon dhe dy djemtë e tij Ervis dhe Endri Sulo, të akuzuar për vrasjen e Neim Sulit, ngjarje e ndodhur më 2012.
Në seancën e fundit gjyqësore, togat e zeza, dolën në përfundimin se babai dhe dy djemtë e tij janë autorë të vrasjes së Sulit, dhe për pasojë i ka dënuar me 73 vite burg të gjithë së bashku, për akuzën e “Vrasje me parandemin”.
Sipas vendimit të Gjykatës së Fierit, Gëzim Sulo u dënua me 26 vjet burg, Endri Sulo me 22 vjet ndërsa Ervis Sulo me 25 vjet burg.
Në seancën e mëparshme, Gëzim Sulo pranoi autorësinë e krimit, duke u shprehur se krimin e ka kryer vetë ai, duke mohuar kështu një implikim të mundshëm të dy djemve të tij.
Nga ana e tyre, dy djemtë mohuan akuzën, duke u shprehur se janë të pafajshëm dhe se nuk janë ata autorë të vrasjes së Neim Sulit. Neim Suli u vra më 2012, ndërsa policia arrestoi si autorë Gëzim Sulon dhe dy djemtë e tij, Ervis dhe Endri Sulo.
Add new comment