Tropojë, transportonte me makinë 120 kallëpe tritol, pranga 33-vjeçarit.
Një 33-vjeçar nga Tropoja është arrestuar ditën e sotme pasi i janë gjetur 120 kallëpe me tritol. Abedin Osmanaj, banues në fshatin Degë, është arrestuar në flagrancë teksa po transportonte me automjetin e tij 100 kapsolla, 150 metër fitil, dhe 2 kuti me nga 24 kg secila të cilat përmbanin në total 120 kallëpe tritoli.
Ndërkaq, në prangat e policisë është vënë edhe 53-vjeçari Myftar Vata, i cili ishte magazinier i subjektit të licencuar, pasi ka shitur lëndën plasëse në kundërshtim me rregullat e vendosura për shitjen e kësaj lënde, të parashikuar nga neni 282 i Kodit Penal.
Ndërsa për 33-vjeçarin është marrë masa e arrestit për veprën penale të parashikuar "Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake" në nenin 285 të Kodit Penal.
Add new comment