Detyroi gruan të pinte fostoksinë. Prokuroria çon në gjykatë Zeqon.

Postuar në 14 Dhjetor, 2014 09:47

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur dosjen duke dërguar për gjykim Tomorr Zeqon nga Ura Vajgurore, i akuzuar për veprën penale të “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Sipas organit të akuzës, nga hetimi ka rezultuar se Zeqo, mesnatën e 4 gushtit të këtij viti, ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij Mimoza, dhe e detyroi atë më pas të pijë me dhunëfostoksinë.

Prokuroria ngre dyshimin se shkak i këtij krimi ka qenë fakti, që i pandehuri e akuzonte bashkëshorten e tij për tradhti.

Nga veprimet procedurale, rezultoi se Zeqo e detyroi të shoqen të pijë helm në orën 2 pas mesnate dhe, pavarësisht kërkesës së saj për ta çuar në spital, ai nuk pranoi.

Katër orë më vonë, ai lajmëroi familjarët e saj ta dërgonin për të marrë ndihmë mjekësore.

Gruaja u rrëfeu të afërmve krimin dhe nuk mundi të mbijetojë. Zeqo ka qenë i dënuar më parë për tentativë vrasjeje.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.