Shkodër, u ndërpritet energjia 12 familjeve të një pallati, 1 i shoqëruar
12 familjeve të një pallati në rrugicën e “Koplikëve” në qytetin e Shkodrës u është ndërprerë energjia elektrike, ndërsa është shoqëruar edhe një person pas debateve me punonjësit e OSHEE- së.
Shkak i kësaj ndërhyrjeje është bërë një gjobë e vendosur nga OSHEE- ja në vitin 2011 për dëmtim të matësve elektrikë, e cila nuk është paguar nga banorët pasi këto të fundit pretendojnë se janë gjobitur padrejtësisht.
Ndërkohë OSHEE- ja ka ndërprerë energjinë elektrike banorëve të këtij pallati edhe pse e paguajnë rregullisht atë.
Nga ana tjetër banorët rezultojnë debitorë pasi përveç gjobës prej 60 000 lekësh të reja kanë edhe kamatë vonesën, e cila shkon rreth 170 000 mijë lekë të reja për familje.
Duke parë mosreagimin e banorëve për shlyerjen e kësaj gjobe OSHEE- ja ka vendosur ndërprerjen e energjisë elektrike 12 familjeve.
Add new comment