Falsifikonin dokumente, pranga dy personave, një tjetër në kërkim

Postuar në 16 Dhjetor, 2014 09:53

2 persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga sektori për Krimin Ekonomik e Financiar ne Durrës.

Pas një hetimi 2 mujor, në operacioni e koduar “Porosia e fundit” janë vënë në pranga: Adem Picari ,49 vjeç , lindur në Tiranë dhe banues në Durrës për veprën penele”Falsifikimit te dokumentave”, “Falsifikim i feternjoftimeve, pasaportave ose vizave”; “Falsifikim i vulave, stampave”. 

49-vjeçarit i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjashte karta identiteti italiane, dy patenta italiane, një karte identiteti dhe një leje drejtimi shqiptare si dhe dy telefona celular. Në pranga ka rënë dhe Qani Gaçi, 44 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Durrës për të njëjtën vepër penale si Picari.

Te dy këta shtetas janë arrestuar në flagrancë ne afërsi te Stacionit te Trenit ne ambientet e Bar “FREDO” duke shkëmbyer me njeri-tjetrin dokumente te falsifikuara .

Gjithashtu  është shpallur në kërkim policor dhe Myslym Hysko 50-vjeç, pasi ne cilësinë e provës materiale ne banesën e tij janë gjetur : një monitor, një njësi kompjuteri dhe dy printerë të çilët shërbenin për prodhimin e dokumenteve italiane dhe greke te falsifikuara,14 karta identitetit italiane ; shtate flete palosje karta identiteti Greke; tre fletë palosje karta identiteti të pa plotësuara italiane ; gjashte fotografi të personave të ndryshëm.

Nga veprimet hetimore te kryera ka rezultuar se Adem Picari dhe Qani Gaci merrnin porosi nga shtetas të ndryshëm dhe i prodhonin dokumentet në Tirane ne banesën Myslym Hyskos. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.