Arrestohen dy kushërinj, porositës për vrasjen e Pajtim Serjanit
Policia e Tiranës njoftoi se arrestoi dy persona kushërinj, të cilët kanë lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 5 janar, në rrugën e Kavajës, ku është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Pajtim Serjani, si dhe është vrarë me armë zjarri shtetasi Arjanit Sterjo.
Sipas policisë, është bërë ndalimi i shtetasve Aurel Hoxhallari, 37 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me gjendje gjyqësore i proceduar më parë për disa vepra penale, dhe Amarildo Hoxhallari, 25 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me gjendje gjyqësore i padënuar më parë.
Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë organizatorët e vrasjes së ngelur në tentative ndaj shtetasit Pajtim Serjani.
Vazhdojnë hetimet lidhur me dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje kriminale, ndërsa materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “vrasjes me paramendim” ngelur në tentativë, e kryer në bashkëpunim. / Top Channel
Add new comment