21 janari, Kuliçaj refuzon prokurorët. Thirret edhe Burgaj

Postuar në 03 Shkurt, 2015 05:14

Ish-drejtori Burgaj u pyet në lidhje me refuzimin që i bëri Prokurorisë, për arrestimin e gjashtë gardistëve. Burgaj tha para prokurorëve se fletëarrestet ishin me lapsuse ortografike, ndaj nuk u realizuan arrestimet.

Për më tepër, Burgaj mësohet të ketë shtuar se për këtë çështje duhet të interesohej më tej drejtori i atëhershëm i Policisë së Tiranës, Saimir Muça.

Ndërsa Kuliçaj, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë në kohën kur ndodhi ngjarja e rëndë, refuzoi t’i përgjigjej pyetjeve të prokurorëve në lidhje me këtë çështje.

Dy ish-drejtuesit e lartë të Policisë nuk pranun të arrestonin gardistët e akuzuar nga Prokuroria si përgjegjës për 21 janarin. Kallëzimi për këtë çështje është kryer nga Ministria e Brendshme muaj më parë, por pavarësisht kësaj Prokuroria nuk kishte kryer asnjë veprim.

Lëvizjet e fundit të prokurorëve duket kanë ardhur edhe si pasojë e presionit, që erdhi në këtë 4-vjetor të 21 janarit, kur ministri i Brendshëm Tahiri deklaroi mosveprimin për kallëzimin ndaj ish-krerëve të Policisë së Shtetit. / Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.