Prokuroria e Gjirokastrës çon për gjykim 30 lazaratas për lëndë narkotike

Postuar në 21 Shkurt, 2015 10:38

Prokuroria e Gjirokastrës ka dërguar për gjykim 30 persona, të akuzuar si të përfshirë në veprimtarinë e paligjshme të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në zonën e Lazaratit. Ky është grupi i tretë i personave, për të cilët Prokuroria e Gjirokastrës ka përfunduar hetimet dhe në total numri i të pandehurve të dërguar për gjykim ka arritur në 86 shtetas. 

Në hetimin e dosjes së Lazaratit janë përfshirë një grup i gjerë prokurorësh, nga të cilët 5 nga Prokuroria e Gjirokastrës, dy prokurorë të atashuar pranë saj nga Prokuroria e Përmetit dhe Fierit, si edhe nën koordinimin e 3 prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithshme. Pra, në total, vetëm për hetimet e Prokurorisë së Gjirokastrës mbi personat e përfshirë në veprat penale që lidhen me narkotikët në zonën e Lazaratit janë angazhuar 10 prokurorë.

Shtetasit, për të cilët ka dërguar për gjykim në fund të kësaj Prokuroria e Gjirokastrës, janë hetuar me masë sigurimi: 13 persona me “arrest në burg”; 7 persona me “arrest në burg”, në mungesë; 8 persona “në gjendje të lirë”; dhe 2 persona me masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.  Ndërkohë, për të gjithë të pandehurit, nga ana e Prokurorisë së Gjirokastrës po zhvillohen hetime edhe për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.  Ndaj tyre rëndojnë një sërë veprash penale, si prodhim dhe trafikimi të lëndëve narkotike, sulm me armë zjarri mbi policinë. Në qershor të 2014, policia ndërhyri në Lazarat për bllokimin dhe sekuestrimin e marijuanës. Gjatë aksioni ajo u sulmua nga grupet e armatosura por fatmirësisht operacioni u përmbyll me sukses dhe pa viktima.
/ Top Channel 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.