Kryebashkiaku i Gjirokastrës reagon pas akuzave të IKMT: Kam zbatuar vetëm ligjin

Postuar në 25 Shkurt, 2015 05:10

Në një konferencë për mediat ditën e sotme, Bime i ka cilësuar krejtësisht të pabaza dhe të pavërteta akuzat e IKMT, ndërsa ka theksuar se gjatë gjithë punës së tij si kryebashkiak është udhëhequr vetëm nga ligji.

“Ne disponojmë gjithë dokumentacionin ligjor që provon punën dhe veprimtarinë e bashkisë, të mbështetur mbi rregullat dhe rregulloren e legjislacionit në fuqi. Të gjithë dokumentacionin jemi të gatshëm t’ia vëmë në dispozicion IKMT dhe prokurorisë. Jam i sigurt se në të gjithë punën dhe veprimtarinë tonë jemi udhëhequr nga respektimi maksimal i ligjit”, tha Bime.

IKMT kallëzoi kryebashkiakun e Gjirokastrës, pasi sipas saj në kohën kur Bime drejtonte KRRT e qytetit ka dhënë leje për ndërtimin e një pallati në lagjen ‘18 Shtatori’ në kundërshtim me legjislacionin shqiptar.
/ Top Channel 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.