Doshi: Faktet e LSI-së? Ngjarja nuk është sajesë, do ta zbardh bashkë me ju!

Postuar në 12 Mars, 2015 04:55

Duke hedhur poshtë faktet e publikuara së fundi nga drejtues të lartë të LSI-së, përfshi edhe kreun e Komisionit për Sigurinë Spartak Brahon, apo edhe ato që priten të nxirren në vijim, siç ka premtuar kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili, Doshi shprehet se “zbardhjen e kësaj çështjeje do ta bëj unë, së bashku me ndihmën tuaj”. Ai thekson se “do t’i shkojë deri në fund kësaj historie”.

Vetëm një ditë më parë, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili doli përpara gazetarëve për të publikuar disa dokumente, që sipas tij vërtetojnë se Tom Doshi gënjen, kur thotë se nuk e njeh Petrit Çinarin.

Vasili tha se deputeti i Qarkut të Shkodrës i ka dhuruar një apartament bashkëshortes së Çinarit në muajin gusht, pikërisht 3 javë para se të ngrinte akuzat për tentativë vrasjeje kundër kreut të Kuvendit, Ilir Meta. / Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.