Paloka dhe Vasili dëshmojnë në prokurori

Postuar në 12 Mars, 2015 12:33

Krerët e dy grupeve parlamentare, Petrit Vasili për LSI-në dhe Edi Paloka për Partinë Demokratike dëshmuan thuajse në të njëjtin orar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. 

Në përfundim të dëshmisë, Petrit Vasili nuk dha asnjë deklaratë për mediat, ndryshe nga kolegu i tij demokrat, Edi Paloka që këmbënguli në akuzat e hedhura prej demokratëve edhe në protestën e organizuar më herët. Sipas Palokës, kreu i Kuvendit dhe Kryeministri po ushtrojnë presion të hapur ndaj hetimit. 

“Kjo çështje sa vjen e më shumë vjen era mafie që del nga mazhoranca në përpjekje të hapur dhe të dukshme për ta fshehur. I kemi kërkuar Ilir Metës dorëheqjen për të funksionuar lirshëm drejtësia pa qenë nën presionin e kryetarit të Kuvendit. Kjo nuk ka ndodhur, ka ndodhur e kundërta. Dëshmitarë që zhduken, dëshmitarë që ndryshojnë dëshminë, dëshmitarë që merren nga Gjermania”, tha Paloka. 

Paloka nuk është nga ata që besojnë se akuzat janë të vërteta, por kjo sipas tij, nuk bën të pafajshëm as Metën, as Ramën dhe as Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. 

“Unë nuk e di nëse kjo ngjarje është e vërtetë, por ajo që kemi bindje është që kjo mazhorancë është kritikuar për këtë çështje me rastin e gjashtë muajve fshehje. Edhe sikur historia të mos dalë e vërtetë, gjë që unë  s’e besoj sepse nëse s’do ishte e vërtetë pse duhej ta manipulonin, ajo që është e vërtetë është që kjo kupolë e mafias dhe e shtetit për 6 muaj e ka fshehur këtë”, deklaroi ai. 

Në Prokurori i paraqit edhe kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho. Ndryshe nga dy kryetarët e grupeve parlamentare, ai është paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda me ‘një provë ironizuese’, videon e aktorit të Portokallisë, Bes Kallaku. 

/ Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.