Fushë Krujë, grabitet banesa e kreut të komunës Bubq, arrestohen 3 persona

Postuar në 13 Mars, 2015 04:35

Një grabitje me dhunë nga 4 persona të armatosur ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes në Fushë Krujë, e pikërisht në banesën e kreut të komunës Bubq, Qemal Daci. 

Mësohet se kanë qenë 4 personat që kanë hyrë me forcë në banesën e tij, ku kanë gjetur vetëm bashkëshorten e kryekomunarit Qemal Daci, të cilën nga sa bëhet e ditur e kanë lidhur dhe torturuar.

Nga burime të policisë bëhet e ditur se deri më tani janë vënë në pranga 3 persona për këtë ngjarje, konkretisht shtetasit Fatjon Dani 18 vjeç, Fatjon Korriku 23 vjeç dhe F. M. 17 vjeç, ndërkohë që uniformat blu kanë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë për grabitjen.

Paraprakisht bëhet e ditur se autorët kanë mundur të marrin vlera të vogla monetare nga banesa e kryekomunarit Daci, përpara sesa të largohen me një mjet, ndërsa policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë rast. / Top Channel 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.