Berisha: Revolucioni demokratik paqësor, përgjigjja vendimtare
"Ilir Meta ka frikë nga arrestimi. Ai nuk po bën detyrën më minimale: të paraqitet para prokurorisë", tha Berisha.
Ish-kryeministri theksoi, se në situatën e krijuar, revolucioni demokratik paqësor është përgjigjja vendimtare për sigurinë e çdo njeriu në vend.
"Mark Frroku është fytyra e këtij Parlamenti. Është fytyra e kësaj Qeverie. Bosi i tij është Ilir Meta dhe duhet t'u bëj apel qytetarëve shqiptare se rruga e vetme për të hapur horizontet e së ardhmes është revolucioni demokratik paqësor. Ky revolucion është përgjigja qytetarë për sigurinë e çdo njeriu, për mirëqënien, për punësimin dhe për të ecur drejt Europës. Ndryshe, ju garantoj se Mark Frrokrit do shkojnë lart e më lart", tha Berisha.
/ Top Channel
Add new comment