Skandali i përgjimeve në Itali, mediat: Neritan Ceka i përfshirë në aferën e blerjes së votave

Postuar në 01 Prill, 2015 05:25

Top Channel ka siguruar dosjen e plotë prej 224 faqesh të hetimit të kryer nga Prokuroria e Napolit, lidhur me një aferë korruptive në shtetin fqinj, ku të pandehur janë marrë 12 persona, mes tyre kryetarë bashkish e biznesmenë.

Nga përgjimet e nisura që në vitin 2013, ka dalë edhe emri i ambasadorit të Shqipërisë në Itali, Neritan Ceka. Personat e përfshirë në këtë hetim, ndër të tjera, tentojnë dhe të blejnë vota për partinë e D’Alema-s në zgjedhjet për Parlamentin Europian të zhvilluara në Itali. E pikërisht në këtë moment, del në skenë dhe emri i ambasadorit Ceka.

Më datë 14 shkurt 2014, në një drekë ku mes të pranishmeve ishte edhe ambasadori Ceka, dhe i pandehuri Francesco Simone, përgjegjës për marrëdhëniet me jashtë të korpooratës “CPL”, ky i fundit zhvillon një telefonatë me kryetarin e Bashkisë së Ischia-s, Giuseppe Ferrandino edhe ky i pandehur në këtë çështje.

Gjatë bisedës, Simone i drejtohet kryetarit të Bashkisë, i cili do të kandidonte në zgjedhjet për Parlamentin Europian, duke i thënë se gjendet së bashku me ambasadorin e Shqipërisë, duke i bërë të ditur bashkëbiseduesit të tij se tashmë janë me mijëra shqiptarë që kanë të drejtë vote në Itali, çka mund ta ndihmojë atë në zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Kryebashkiaku i Ischia-s ka shfaqur menjëherë interes për këtë fakt dhe Simone i ka kaluar në telefon ambasadorin Ceka.

Nga përgjimi mes Cekës dhe Ferrandino-s rezulton se ky i fundit e ka ftuar ambasadorin e Shqipërisë në Ischia, duke i thënë se do të ishin të ftuarit e tij dhe se gjatë kësaj vizite mund të bisedonin dhe për ndihmën që mund t’i jepte ambasadori lidhur me zgjedhjet. Por pas kësaj deklarate të kryebashkiakut, përgjimi shkëputet dhe hetuesit italianë nuk kanë arritur të dëgjojnë përgjigjen e ambasadorit Ceka.

Por pëgjimi ka vijuar sërish në momentin kur Ferrandino e falenderon ambasadorin Ceka dhe i thekson se do t’i jetë shumë mirënjohës për këtë gjë. Në fund të bisedës së përgjuar, Ceka dhe Ferrandino diskutojnë dhe lidhur me vizitën e ambasadorit në Ischia, e cila është lënë për t’u zhvilluar në muajin prill.

I kontaktuar nga Top Channel, ambasadori i Shqipërisë në Itali, Neritan Ceka, hodhi poshtë të gjitha aludimet se ai është i përfshirë në këtë çështje dhe se nuk e ka takuar asnjëherë Giuseppe Ferrandino-n.

Ai shprehet i gatshëm të japë dorëheqjen nëse provohet qoftë edhe një lidhje e ndikimit të tij në votat e emigrantëve shqiptarë.

Neritan Ceka: Lajmi nuk ka të bëjë fare as me mua, as me ambasadën tonë.

TCH: Nga përgjimet, zoti Simone në praninë tuaj i ka thënë zotit Ferrandino: Jam me ambasadorin e Shqipërisë dhe ata kanë shumë shqiptarë në Itali që mund të votojnë dhe mund të na ndihmojnë. Cili ka qenë reagimi juaj në këtë moment?

Neritan Ceka: Nuk e kam dëgjuar fare këtë. Nuk e kam zakon të dëgjoj se çfarë thonë të tjerët në telefon. Nëse gjendet një lidhje minimale e imja në këtë çështje, unë jap dorëheqjen që nesër.

Lidhur me këtë hetim, Gjykata e Napolit ka urdhëruar arrestimin e 8 personave, ndërsa për të tjerët është vendosur gjykimi në gjendje të lirë ose në "arrest shtëpie". / Top Channel

Comments

Submitted by Petrol (not verified) on

''Shpif e shpif se dicka mbetet''                           Keshtu kujton mafia e sensacioneve mediatike. Ketu po ngordh sistemi i se drejtes ndaj duan te terheqin vemendjen e popullit me shpikje e shpifje me trut e gomarit se gjithe populli mban samar e ha bar!                                                                Kerkese per respektimin e principeve te shtypit te lire demokratik

A ka mundesi qe redaksia e gazetes  te botoje deklaraten e Ambasades Shqiptare ne Itali  ne lidhje me dizinformimet e shpifjet e disa mediave  ndaj ambasadorit z. Neritan Ceka                                                                         Rettifica articoli su alcuni quotidiani…

http://www.ambasadat.gov.al/italy/sq/rettifica-articoli-su-alcuni-quotid... style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em;">Facendo riferimento agli articoli in merito ad un eventuale coinvolgimento dell’Ambasciatore dell’Albania in Italia, S.E. Neritan Ceka, con l’ex-Sindaco di Ischia, Signor Giosi Ferrandino, S.E. Neritan Ceka ci tiene a precisare quanto segue:“In qualità di Ambasciatore della Repubblica di Albania in Italia non ho mai incontrato l’ex Sindaco di Ischia, Signor Giosi Ferrandino, e smentisco di aver parlato con lui di possibili voti degli albanesi. Non ho mai avuto alcun beneficio o favore dal Sindaco Ferrandino. Non c’è stato nessun seguito alla telefonata riportata dall’articolo.

Confermo di avere avuto rapporti con la Cpl Concordia e con la persona di Francesco Simone quale sua rappresentante, la quale negli ultimi anni ha espresso interesse di investire in Albania”.L'Ambasciatore Ceka ha chiesto di rettificare questi articoli che danneggiano soprattutto il nome degli albanesi in Italia i quali sicuramente votano esprimendo in piena libertà la loro preferenza ed esercitando il loro diritto di cittadini europei nonché il nome dell’Ambasciatore Neritan Ceka che ha soltanto riportato il grande numero degli albanesi in Italia.

http://www.ambasadat.gov.al/italy/sq/rettifica-articoli-su-alcuni-quotid...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.