Debat Berisha-Kokëdhima në Kuvend

Postuar në 16 Prill, 2015 08:32

Në fjalën e tij, Berisha ka insistuar në variantin e Partisë Demokratike se, Kokëdhima ka përfituar ilegalisht fonde publike ndërsa gëzon mandatin e deputetit. 

“Kokëdhima ka frikë nga Gjykata Kushtetuese sepse ajo i heq mandatin, por atë e mbron Rama”, ka thënë Berisha. 

Në fokus të debatit ka qenë edhe kostoja e Rrugës së Arbërit, të cilën ish-kryeministri e ka cilësuar “shumë të lartë”. 

Ndërsa Kokëdhima, në reagimin e tij ka hedhur poshtë pretendimet e Berishës, duke u përgjigjur me një seri kundërakuzash. 

“Rruga e Arbërit u braktis nga qeveria e kaluar. Qeveria jonë negocioi një kontratë me kushte të favorshme. Qeveria jote ishte grabitqare, ju e zhytët vendin në këtë mjerim”, ka thënë Kokëdhima. / Top Channel 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.