Ambasadori Lu: Kundër korrupsionit të luftojë edhe shoqëria civile

Postuar në 08 Maj, 2015 06:39

Ambasadori amerikan Donald Lu i ka bërë thirrje shoqërisë civile që të angazhohet më shumë në luftën kundër korrupsionit. 

Në një takim me gjimnazistët e Elbasanit, me moton “Korrupsioni vret të ardhmen tonë”, ambasadori Lu ka deklaruar se ky fenomen negativ duhet të goditet sa më parë. 

“Korrupsioni na dëmton të gjithëve, ndaj ne duam që ky fenomen të marrë fund. Dhe mjeti më i fortë kundër korrupsionit është shoqëria civile”, ka deklaruar Lu. 

E pranishme në këtë takim, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla është zotuar për më shumë angazhim në luftimin e korrupsionit në arsim. 

“Në emër të mësuesve dhe nxënësve të zotohemi se e refuzojmë korrupsionin. Jam e angazhuar personalisht që ta fitojmë këtë betejë”, ka thënë Nikolla. 

Ndërsa kryetari i Komitetit Kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi ka mbështetur deklaratën e ambasadorit kur ka thënë se, “korrupsioni nuk luftohet vetëm nga qeveria, por edhe nga shoqëria”. 

  

/ Top Channel 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.