Një polak i shock-uar nga Shqipëria
Novelisti i njohur polak, Andrzej Stasiuk, ka bërë një udhëtim në Ballkan e në rrethinat e siujdhesës namkeqe (në atë pjesë të Europës që ka qenë nën kontrollin e sundimin e tre perandorive të shkuara, ruse, austriake e turke), dhe në kthim ka shkruar librin me titull On the Road to Babadag: Travels in the Other Europe (Rrugës për në Babadag: Udhëtim në Europën tjetër). Babadagu është një qytet i vogël rumun, që autorit i ka bërë shumë përshtypje. Por ka qenë Shqipëria, që e ka befasuar më shumë se gjithçka. “Po, nuk duhet të mbesë njeri pa ardhur këtu [në Shqipëri]. Të paktën, ata që e përdorin ca si shumë termin Europë, do bënin mirë të vinin këmbë në këtë vend, i cili është pjesa e pavetëdijshme dhe irracionale e vetë kontinentit.... Shqipëria është pusi i errët, në të cilin duhet të zhbirilojnë akoma të gjithë ata, që janë mendjefjetur se gjërat kanë zënë vend njëherë e mirë në këtë botë”, thotë ai mes të tjerash.
E.G.
Comments
Kjo eshte ekstremisht
Kjo eshte ekstremisht domethenese, ndonjese e cituar kaq shkurt nuk thote asgje te qarte!
"i cili është pjesa e pavetëdijshme dhe irracionale e vetë kontinentit.... Shqipëria është pusi i errët, në të cilin duhet të zhbirilojnë akoma të gjithë ata, që janë mendjefjetur se gjërat kanë zënë vend njëherë e mirë në këtë botë".....
Me teper se nje pus i erret, Shqiperia eshte nje vrime e erret, qe nuk i hyn ne pune asnjeriu...
Pavetedija jone dhe irracionaliteti yne nuk mund te jene nje atraksion turistik apo psikologjik...Ndersa ne vazhdojme ta konsiderojme veten te rendesishem dhe te jashtezakonshem, te tjeret na konsiderojne te cuditshem dhe te frikshem...
Une mendoj se ata, te tjeret, kane te drejte...Ne jemi te frikshem ne thellesine tone primitive te te ndjerit te gjerave, ndonese menderisht ne jemi mese normale dhe ajo qe ne ne te vertete kerkojme eshte nje jete normale dhe asgje me teper...
Nuk ka asgje te bukur ne madheshtine e shtirur dhe ne brutalitetin e urrejtjes me te cilen ne trajtojme te afermin tone...Mungesa e racionalitetit ne fakt eshte gjeja me e tmerrshme qe karakterizon nje shoqeri primitive e cila nuk eshte ne gjendje te sublimoje nje minimum te domosdoshem racionaliteti pa te cilin shoqeria njerzore si e tille nuk mundet as te krijohet, jo me te ekzistoje...
Shume dakort me Reformer. Ajo
Shume dakort me Reformer.
Ajo qe shkruan autori eshte nje e vertete e gjithaneshme e permbledhur kaq bukur, kaq realisht, dhe kaq trishtueshem per gjendjen e mjeruar te shoqerise Shqiptare.
Shqiperia eshte nje vrime, nje pus, nje tunel i erret pa fund. Te gjitha keto jane produkt i 21 vitesh indiference, vitesh boshe, vitesh degjenerimi institucional, kulturor, ekonomik, shkollor etj. Ne Shqiperi shoqeria civile ka marre fund, nuk egziston me, nuk ka ze, nuk ka veprime, nuk drejton, nuk ka me rol lidershipi. Vendin e saj e ka zene shoqeria e llumit, e paradokseve te frikeshme, e figurave enigmatike e kaq te dashuruara nga masat. Vendin e saj e ka zene nje injorance e tejeskajeshme, aroganca, fodulleku e cdo fenomen negativ qe eshte prezent ne cdo qelize te jetes sociale te vendit tone. Me kot i mbushim mendjen vetes qe jemi keshtu e jemi ashtu, ne fakt ne kemi braktisur veten tone sepse nuk kemi mundur te edukojme veten tone. Edhe ajo shtrese qe aspiron, shpreson, qe ka nje nivel te mjaftueshme eshte e shtypur nga banaliteti, vulgariteti dhe nuk ka me ze te thote te sajen, nuk eshte me ne gjendje te prodhoje figura qe te drejtojne masat ne rrugen e duhur.
Nuk behet perpara pa u ndergjegjesuar per veten, per te metat e shumta, dhe per te qene me racionale, me kritike, me te perfshire, me te hapur ne mendje, e mbi te gjitha me civile
Libri në fjalë është botuar
Libri në fjalë është botuar para 7 vitesh në Poloni! Dhe në anglisht po botohet tashti... gazetaria hulumtuese është paksa e rëndësishme edhe kur plasoni këso lajmesh. Sepse do të duhej të keni kujdes ju lutem! Fakti që nuk përmendet data/viti i botimit në origjinal i jep lajmit një "shkëlqim" të rremë. Sepse nëse Shqipëria nuk ka ndryshuar aspak nga viti 2004 kur është botuar ky libër- impresionet e të cilit me siguri janë marrë në vitet 2002-2003... atëherë vaj halli për të gjithë ne! Respekte!
Pershendes zotni Nanon per
Pershendes zotni Nanon per publikimin e ketij shkrimi shume domethenes.
Edhe Polonia ka qene nen komunizem, bile me trupat sovjetike mbrende, por ndryshon si dita me nate me Shqipnine. Un kam qene vjet nji jave ne Krakow dhe kam mbete pa mend nga ai popull, nga ai qytet dhe nga kultura e tij. Nga fshati Wadowice i Krakowit doli Karol Wojtila, i cili u ba pape ne vitin 1978 dhe kontribuoi ne rrezimin e diktatures komuniste. Polonia ka ece shume perpara dhe ka vite si antare e denje e BE-s.
A e pyet kush vehten se per ç'fare arsyeje shqiptart jane populli ma injorant dhe ma i mbrapambetun ne Europe? - Rrmoni historin e tij dhe do ta kuptoni vete. Indirekt e ka tregue autori i shkrimit te sipercituem.
Asht fakt i pamohueshem historik se aty ku ka sundue perandoria Austro-hungareze ka lane rregull dhe kulture.
I keni keqperkthy dhe
I keni keqperkthy dhe keqkuptu pershtypjet mbi Shqiperine te Stasiuk-ut.
Add new comment