Një sezon i dobët turistik

Postuar në 04 Gusht, 2011 16:01

Jemi në muajin gusht, e shenjat flasin për një sezon të dobët turistik. Moti është ok, e kush është me pushime këto ditë nuk ka pse të ankohet, por fluksi i lëvizjeve, prapëseprapë, nuk është në nivelet e pritshme. E nuk ka nevojë të presësh  të dhëna e statistika për ta konfirmuar apo përgënjeshtruar këtë lajm. Mjafton një tur i shpejtë gjatë bregdetit, dhe vihet re fare kollaj, që mungon gjallëria e zakonshme e verës. Një apartament me qera mund ta gjesh pa qenë nevoja ta porosisësh ditë apo javë përpara, gjë që ka kohë që s’ndodh këtyre anëve. Restorantet kanë punë më pak, dhe klientët nuk janë më shkapërdarë të paskrupullt, si dy a tre vjet më parë. Ndërsa bregu i detit nuk ka popullimin e zakonshëm. Të gjithë ata që janë në jug të vendit të thonë të njëjtën gjë: sivjet ka më pak pushues. Afërmendsh, e gjithë kjo vjen më së shumti prej ekonomisë së dobët, e paralajmëron një ekonomi edhe më të dobët.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.