20 vjet më parë, kur shqiptarët iknin nga sytë këmbët
S’u kujtua askush këtej nga anët tona, por u kujtuan gazetarët e së përditshmes italiane me qendër në Torino, La Stampa. Pikërisht sot mbushen 20 vjet nga dita, kur 20 mijë shqiptarë hipën në anijen Vlora, dhe në harkun e disa orëve zbarkuan në Bari. Ishte një episod dramatik në historinë tonë prore dramatike. Atë mot Shqipëria ish ende në hyqmin e Ramis Alisë; udhëheqësi komunist drejtonte tok me një qeveri Grand Koalicion të drejtuar nga Ylli Bufi e të pagëzuar me emrin “Qeveri e Stabilitetit”, të cilën do ta rrëzonte Berisha katër muaj më vonë, në dhjetor. Në anën tjetër ishte – e mbani mend? Duket sikur kanë kaluar 100 vjet – Gulio Andreotti. Qeveria e këtij të fundit i futi shqiptarët në stadiumin e Barit, dhe u vuri drynin dyerve. Ishte fyese ajo situatë për shqiptarët, por ngjarja ka qenë e vështirë për t’u administruar, sidoqoftë. Pati dhe përleshje mes policisë në roje të stadiumit, dhe një grupi shqiptarësh (nja dyqind), të cilët nuk pranuan të trajtoheshin në atë mënyrë.
Versioni online i gazetës La stampa kish nxjerrë nga arkivat e veta artikuj e shkruar me këtë rast. Binin në sy titujt “shqiptarët i ikin ferrit e përfundojnë në një tjetër ferr”, “të shtëna e të lënduar në Bari mes policëve e refugjatëve”, “politika adriatica zero”, “në stadium plas lufta”, etj. Do ish kureshtare të hapnim dhe ne gazetat e asaj kohe (dy-tre gazeta kanë qenë), e sidomos arkivat e TVSH-së.
E.G.
Comments
Te uronj shendet dhe suksese
Te uronj shendet dhe suksese M.Nano
Add new comment