Kronikë e përditshme e zezë

Postuar në 09 Gusht, 2011 03:04

Në fundjavë ka pasur dy të plagosur me thika në kryeqytet. I pari, 45 vjeçar, është plagosur nga një 35 vjeçar. Janë zënë për një vajzë të re, dhe në prani të kësaj vajze, të cilën kanë pretenduarqë të dy se e kanë pasur të dashur. I plagosuri tjetër me thikë është 21 vjeç. Agresori 17. Motivet nuk bëhen të njohura.

Në një ngjarje tjetër të fundjavës, babai i një vajze, i vënë në dijeni se dy djem i ngacmonin dhe i bezdisnin të bijën, bën atë që do bënte çdo prind. I takon djemtë dhe u kërkon t’mos t’ia shqetësojnë më të bijën. Por ka rrezikuar keq. Të dy djemtë kanë dashur ta vrasin. Ka shpëtuar në fill.

Në Pogradec është regjistruar një viktimë, një djalë i ri 18 vjeçar. Është vetmbytur në liqen. Ka marrë një varkë, është larguar nga bregu, dhe është hedhur në liqen për t’mos dalë më. Ish nga Tirana, dhe aty ndodhej me pushime, tok me familjen.

Është zhdukur një 37 vjeçar nga Librazhdi me banim në një fshat të Vlorës. Punonte në një distributor karburanti. Ka katër ditë që për të nuk ka asnjë informacion. Policia është e idesë, se bëhet fjalë për largim, e jo për zhdukje.

Në Durrës, një banor i fshatit Xhafzotaj është plagosur me armë. Autori i plagosjes është një 28 vjeçar, I cili është shpallur në kërkim. Nuk dihen motivet e plagosjes.

Ka çdo ditë ngjarje të tilla, të cilave u duhen shtuar dhe aksidentet në rrugët nacionale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.