Nikoliç: Në Srebrenicë nuk pati gjenocid; pati thjesht krime lufte

Postuar në 01 Qershor, 2012 11:36

Në Srebrenicë, në vitin 1995, gjetën vdekjen 8 mijë myslimanë boshnjakë. Në vitin 2004, Tribunali i Hagës e vlerësoi si gjenocid këtë plojë kolosale, më saktë, si “tentativë për të eliminuar një pjesë të madhe të myslimanëve boshnjakë nga ana e forcave militare serbe”. I njëjti vlerësim është përsëritur në vitin 2007. “Myslimanët boshnjakë u vranë se ishin myslimanë boshnjakë”, u tha, “dhe prandaj ajo që ndodhi nuk është gjë tjetër, veçse gjenocid”.

Por Tomisllav Nikoliç nuk është dakord me sa më sipër. Në një intervistë për një televizion malazez, ai thotë se “nuk ka pasur ndonjë gjenocid”. “Ka pasur krime të rënda lufte të kryera nga njerëz, të cilët duhet të hetohen, kapen, gjykohen”, ka saktësuar ai. Është një deklaratë që nuk do të kalojë pa u vënë re; e ndoshta prandaj është thënë prej Presidentit serb të sapozgjedhur.

U mendua se ardhja e tij në pushtet ish një procedurë e thjeshtë demokratike, por gjasat janë që të jetë shumë më tepër se sa kaq. Mbetet për t’u parë, sidoqoftë.

M.N.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.