Mesazheri kurajoz kryeministror? Një inxhinier nga Vlora!

Është pritur me shumë befasi botimi i disa SMS-ve të fotografuara në ekranin e celularit të kryeministrit Berisha gjatë seancës së votimit të Presidentit të ri të Republikës. Në botimin e mëparshëm, për arsye të kuptueshme, e kishim fshirë numrin e mesazh-dërguesit që shfaqej në ekranin e BlackBerry- t kryeministror. Por një gazetare e “Shekullit” i ka rënë pas kësaj pune. I ka telefonuar dje atij numri që dallohej qartë në shkrepjet e foto-reporterit Franc Zhurda. "Pas disa thirrjeve pa përgjigje, më në fund nga ana tjetër e receptorit, u përgjigj një zë burri me theks vlonjat. Nuk dëshiron të identifikohet, dhe të vetmet gjëra që mundëm të mësonim për lexuesit tanë është që mesazheri kurajoz është nga Vlora me profesion inxhinier" - shkruhet sot në këtë të përditshme.
Disa nga foto-mesazhet u botuan fillimisht në Respublica:
Dhe:
Comments
Në demokraturë, këta
<p> Në demokraturë, këta guximtarë nuk lejohen t'i bëjnë karshillëk hirësive të tyre perandorake. Këta tipa mund të lulëzojnë përpos se në demokraci. Deri atëhere ka kohë, jemi ende në tranzicion. Zotëruesi i të vërtetës, kryeministri, di ç'bën, ndaj ky që fut hundët në qeverisjen e vëndit dhe merr guximin të hiqet sikur di më shumë dhe për më tepër, është kritik në proçesin e zgjedhjes të Presidentit, meriton të marrë një ndëshkim. Mbase Paloka, me përvojën e gjatë që ka, mund të japë ndonjë ide për llojin e makinerisë ndëshkimore.</p>
Add new comment