Guxholli: Scoop-i i Shekullit është lojë e ish-tim shoqi

Këshilltarja e kryeministrit, Suzana Guxholli, për të cilën Shekulli në numrin e sotëm ka publikuar scoop-in e mospërputhjes së pasurisë së deklaruar në institucionin e verifikimit e kontrollit të pasurisë me pasurinë e pretenduar prej saj në seancat gjyqësore gjatë divorcit, ka reaguar menjëherë. “Dua të bëj me dije opinionin publik, që çfarë thuhet në gazetë janë shpifje dhe intriga të frymëzuara e të nxitura nga ish bashkëshorti im dhe të përdorura nga politika”, thotë ajo fillimisht. Më pas bën shpjegimet e veta:
“Bëj me dije që të ardhurat e paraqitura në gjyq për ndarjen e pasurisë gjatë martëses janë të ardhura të realizuara nga puna ime që nga viti 1978 deri në 2005, vit kur jam divorcuar. Të ardhurat e realizuara janë përdorur për mbajtjen e familjes, e të dy fëmijëve, rritjen dhe shkollimin e tyre dhe për blerje të pasurisë së patundshme. Apartamentin e Budapestit, blerë në vitin 1998, ia kam dhuruar vajzës sime para se të kthehesha në Shqipëri në vitin 2006 dhe ky apartament është në pronësi të saj. Bëj me dije gjithashtu që të ardhurat janë të realizuara nga projektet nderkombëtare, bursat dhe punësimi im prej 9 vjetësh në Budapest që i përkasin periudhës 1991-2006, vit kur jam kthyer në Shqipëri e jam punësuar si këshilltare pranë Kryeministrit.”
Re.Pu.
Add new comment