Mendja te alguasil-ët....

Postuar në 17 Qershor, 2012 05:15

Alguasil-i në spanjisht është një tip oficeri policie. Servantesi bën fjalë diku për një alguasil trim dhe për ndihmësin e tij, të cilët "mbanin" dy femra me një nam shumë të keq. Këto nimfa "mirëbërëse" dilnin në panairet e mëdha të kohës, ose në raste të tjera solemne, veshur në mënyrë të atillë që merrej vesh një sahat larg se ç'mall ishin. Kur i hidhnin grepat ndonjë të ardhuri që marrosej pas tyre, menjëherë njoftonin me marifet dashnorët e vet policë se ç'hotel kishin zënë. Alguasili dhe ndihmësi i tij suleshin aty me rrëmbim, femrat bënin sikur tmerroheshin e ata luanin pjesën tjetër të lojës, - dhe e lëshonin të ardhurin vetëm pas lutjesh të gjata e pasi merrnin rryshfetin e duhur në të holla për të mos e prangosur.

Makina e një oficeri policie në Tiranë është hedhur në erë sot në mëngjes në zonën e 21 dhjetorit pranë Komisariatit Nr.2, - raportojnë mediat. Pse vallë duket e pamundur të mos na shkojë mendja tek alguasili i Servantesit dhe të ngjashmit e tij, sa herë dëgjojmë ngjarje të tilla në Shqipëri? (A.N.)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.