Demokracia e Re kryeson në exit poll me diferencë fare të ngushtë

Rezulatet e një sondazhi të kryer pas mbylljes së votimit të sotëm në Greqi (njohur ndërkombatarisht me termin anglez “exit poll”), tregojnë fituese të zgjedhjeve parlamentare partinë Demokracinë e Re, e cila kryeson garën elektorale me një diferencë fare të ngushtë nga radikalët e majtë të Syriza-s.
Sondazhi tregon se 27.5 % deri në 30.5 % e votave u shkojnë të djathtëve të Demokracia e Re, ndërsa me një diferencë të ngushtë pak më prapa ndodhet Syriza, me 27% deri 30% të votave. Në vendin e tretë është PASOK-u me 10%-12% të votave të grekëve, e ndjekur nga një numër partish më të vogla që kanë marrë nga 3-7%.
Dalja në vend të parë në zgjedhje është shumë e rëndësishme në Greqi, sepse partia që kryeson merr një numër të caktuar mandatesh parlamentarë ekstra, përtej numrit që i takon në bazë të shpërndarjes proporcionale të mandateve. Në qoftë se avantazhi i Demokracisë së Re i regjistruar në exit poll konfirmohet nga rezultatet zyrtare, ajo mund të formojë një qeveri koalicioni me PASOK-un dhe parti të tjera të vogla parlamentare.
E.Zaloshnja
Add new comment