“Koka e turkut” Ristani

Postuar në 19 Qershor, 2012 07:37

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, deputeti i PS-së Damian Gjiknuri, i ka kërkuar sot parlamentit që të aprovojë mandatimin e rifillimit të punës për këtë reformë dhe përcaktimin e një afati për mbylljen e saj. Në një deklaratë për mediat, Gjiknuri theksoi se PS është gati të përfundojë dy çështjet e fundit të mbetura pezull në tryezë, të cilat kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së dhe me procesin e ankimimit pas numërimit të votave.

Një ditë më parë, Berisha akuzoi kreun e PS-së se po tenton të bllokojë punën mbi Reformën Zgjedhore. Sipas Berishës, PD-ja ka dhënë konsensus deri më sot për të gjitha propozimet e PS-së – tani, për çështjet e mbetura, duhet të japë PS-ja konsensus dhe të mos kërkojë “koka turku”.

Përkthimi i këtyre shkëmbimeve të deklaratave rreth reformës zgjedhore është ky: Berisha thotë se procedurat deri te përfundimi i numërimit i bëjmë si t'i doni ju, por më pas, t’ia lëmë Ristanit (ose një binjaku të tij) të merret me ankimimet dhe nxjerrjen e rezultatit përfundimtar. Ndërsa Gjiknuri thotë se duhet të gjejmë së bashku një formulë tjetër për zgjedhjen e kreut të KQZ-së dhe mënyrës së ankimimit, sepse, përndryshe, na rroftë që kemi bërë gjithë ato ndryshime në kodin zgjedhor.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Po te kishte tru Rama duhet ta kishte bere te qarte se Berisha nuk eshte me interlocutor I tij - Berishes I ka kaluar koha. Rama duhet te na kishte bere te qarte ne dhe te huajve se qe pas vjedhjeve te votave ne 2009, 2010, pas vrasjeve kriminale te protestuesve qe PS çoi perpara Kulles se qelbesires, opozita nuk mund te bej as negociata dhe as te hyje ne zgjedhje me Bishen ne pushtet. Zgjedhja e Nishanit mysliman te Bishes duhet te ishte shembulli I fundit qe Rama duhet ti kishte bindur edhe ata pak dyshues/ambasadore per te treguar pangopesine e ketij maskarai malok per pushtet dhe injorimin e cdo konceptimin demokratik. Nese Rama nuk eshte ne gjendje te rrezoje kete ndyresire atehere vertet populli do ta parakaloje politiken dhe sdo te kete nevoje per Ramen apo opoziten. Fatkeqesisht Rama tregon se ende le Bishen te kete initiativen dhe te Luaje me te si macja me miun. Mjafton Bisha te thote nje marrezi te miremenduar dhe Rama bie pre e lojes se Malokut duke vazhduar dialogun ne distance me Bishen qe sle rast pa e poshteruar liderin fatkeq te opozites.
Berisha do tevazhdoje te tallet me Rama, Meten e te tjere pasi e di fort mire qe me mbarimin e marreveshjes per zgjedhjet ai bie nga pushteti fort I dashur. Perpjekjet e tij Jane qe te zvarrise kete reform deri ne fund, do te zvarrise ne ekstrem ndertimin e KQZ dhe cdo elementi tjeter te administraten zgjedhore - duke fajesuar si gjithmone opoziten per kete - dhe do te bej cmos qe ta relativizoje ne maksimum cdo fitore te opozites duke I lene Rames neser nje situate te mjere ekonomike dhe qeverisese.
Per keto aresye (dhe te tjera) opozita nuk duhet te vazhdoje lojrat e ndyra e medocre te tij dhe te pergatise revolten popullore pa kthim deri ne rrezimon e vromes se Vicidolit nga atdheu yne I perbashket. Por kjo kerkon nje lider opozite me kurajo dhe intelligence qedi ta perdor urrejtjen popullore ne menyre te drejte. Rama rrezikon shume qe te humbase shumicen e shqiptareve qe kerkojne nje ore e me pare heqjen e Bishes dhe klanit te tij. Nje lider qe nuk beson tek ndjenjat e shumices se shqiptareve nuk merriton te jete me ne ate post.

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Boll me këtë anadollak,skizofren të sëmurë të gjithë në një zë të vetëm në 2013 të votojnë për Opozitën-KUQ E ZI- Frymën e Re Demokratike për të dëbuar sa më parë tumorin e politikës shqiptare që të shikojë një ditë të pastër ky vëndë</p>

Submitted by Shvejku ju degjon (not verified) on

<p>Ky eshte shansi i fundit per Edi Ramen per te kuptuar se nese do ti trembet akuzes se Berishes per bllokim, e ka te humbur davane me 2013. Logjika eshte e thjeshte aprovimi i nje kodi zgjedhor sic i intereson Berishes eshte nje luks qe opozita nuk duhet t&#39;ja jape ketij cakalli te demokracise. Fati i zgjedhjeve te ardhshme vendoset tani dhe ceshtja eshte parimore. Cdo leshim per Berishen do te thote katastrofe per demokracine dhe humbje per opoziten. Eshte kaq e thjeshte sa vetem nje injorant i politikes nuk e kupton.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.