Berisha në Strasburg: Gjakmarrja? Është afër... zeros!

Postuar në 25 Qershor, 2012 05:52

Në kuadrin e Presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Berisha është në këto momente duke marë pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, që zhvillohet në Pallatin e Europës, në Strasburg. Pasi iu drejtua Asamblesë me një fjalim, Berisha është duke iu përgjigjur në këto minuta pyetjeve të anëtarëve të Asamblesë. Rutinën e zakonshme e ka prishur një pyetje e sikletshme e një përfaqësuesi të Francës, i cili e pyeti kryeministrin e shqiptarëve për… gjakmarrjen. Dhe ja përgjigja e Berishës :  

« Vendeta - (nuk u mor vesh pse përdori termin vendeta) - është në të gjitha kodet e kombit tim. Por unë ju siguroj juve që gjakmarrja është në zhdukje. Nuk po them është zero, por aty afër… Eshtë zvogëluar shumë si fenomen. Unë mund t’ju jap ju një statistikë. Kur kam ardhur në pushtet ne kishim nëpër burgje rreth 1800 persona, sot kemi 5 mijë. Kjo tregon forcën e zbatimit të ligjit » . (A.N)

(në foto, një fëmijë me foton e  Marije Cukut 17 vjec, gjatë një tubimi homazh pranë Piramides. Marija mbeti e vrarë bashkë me gjyshin e saj Kolë Cuku, për gjakmarrje në lagjen Kashme, të fshatit Kir të Shkodrës disa ditë më parë)

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ja ka fut kot! Eshte negative. Po vriten ato qe nuk duhet te vriteshin sipas kanunit.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

Perse ja varni ketij idioti. Ne kushte te tjera ky maskara do te me vinte neveri qe ky zorzop I pauilturuar e barbar te perfaqesonte popullin tim neper bote. Por ai s'ështé perfaqësuesi I'm apo I popullit tim por nje uzurpator I peshtire dhe I perkohshem. Nje opozite normale do tja kishte bere te pamundur qeverisjen ketij lumpeni te felliqur dhe sdo te lejonte asnje ndyresi qe ka grabitur nga pasuria e perbashket qe te mos denohej ne menyre shembullore kur kjo opozite te jete ne pushtet. me Ramen dhe kete PS une nuk jam I Sigurt qe kjo do te ndodhe ndonjehere.

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Bravo o Saldrëm të lomtë goja e tunde në mes të Europës dhe të gjithë po të digjonin me habi nga na erdhi ky Don Kishot i kohës monderne halla-halla hallau të dhëntë shëndet se je një njeri i çpuar dhe hitoria do shkruajë për bëmat e tuaja dhe ju lutem mos bëni budallallëkun[se ju nuk dalloheni për një gjë të tillë] që të ngarkoni me detyrën drejtorin e muzeut kombëtar se do jua bëjë çamur</p>

Submitted by I3VI5 (not verified) on

<p>Rrofsh o Berish qe na i zgjidhe te gjitha! Ku do mbyteshim ne pa ty???!!!</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ta ka zgjidh edhe kete. Mbytesh ne Shkoder ne dimer se vete uji aq lart sa mbulon catite.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.