Ministrit të Brendshëm nuk do t’i ndahet kurrë vula e ‘Antenës brenda familjes’

Rubrika ‘Antena brenda familjes’ e Temës, një shpikje e Mero Bazes, është me sa duket pak më tepër se satirike. Përqeshja që ai i ka bërë gjatë gjithë kohës Flamur Nokës, për të cilin fillimisht mendohej se ish personazh i stisur, është finalizuar me një impakt të beftë e të çuditshëm. Berisha e ka marrë gjithë këtë sulm që i bëhet nga armiqtë e tij Flamurit si një meritë të këtij të fundit; në mos si një meritë, të paktën si një arsye për ta shpërblyer si viktimë. Dhe e ka shpërblyer duke e bërë ministër të brendshëm.
Por loja e Bazes ka ngjitur dhe në opinion. Për shkak të kësaj loje, imazhi i Flamurit në kokën e gjithsecilit është ai i një njeriu të thjeshtë, shumë të thjeshtë, tmerrësisht të thjeshtë. Mark Marku thosh dje, me ironi, se "Flamur Nokën nuk e sheh dot në një optikë të së ardhshmes në PD". Dhe sot ishte Edi Rama, që "kish rënë në kurthin e kësaj klisheje”. “Ministri i ri është shembëlltyra e mediokritetit dhe e vulgaritetit” është shprehur Rama në programin e Aleksandër Furxhiut me titull ‘Prizëm’.
Në fakt, F. Noka nuk para është dëgjuar të flasë në publik (dy ditët e fundit janë shfaqur për herë të parë tre a katër foto të tijat në Google). Në këtë kuptim, mbetet akoma një personazh gjysmë misterioz.
Re.Pu.
Comments
Meqe ju konverton te citoni

Meqe ju konverton te citoni cdo "opozitar" te Berishes sepse ju sherben opozitarizmit tuaj te semure lexoni edhe nje opinion tjter qe ka depertuar gjithashtu ne opinion: A ka nje figure te vetme te maxhorances qe nuk sulmohet dhe shntazhohet nga Opozita e sotme? Nuk Ka!!! ne Shqiperi ka lufte klanesh dhe aspak pluralizem me etike. Njerezit e propozuar kontestohen ne varesi se kush i propozon. Ata qe propozohen nga Opozita ngrihen nga Mediat opozitar ne qiell si te vetmit intergral. Ata qe propozohen nga qeveria jane te gjithe "hajvan" e injorante per opoziten. Ratsi i 3 kandidateve per president tregoi paster luften mediatike qe i shikon robt nga prizma se kujt i sherben. te gjithe ata qe propozohen nga qeveriu sot po te ishin propozuar nga Opozita do te perfliteshin nga anet me te mira. Pra e kunderta se si perfliten tani.

Edhe ky eshte nje opinion i krijuar packa se sju pelqen juve Opozitareve.

kev

"konverton"???????? kevin,

"konverton"????????

kevin, shko xhan lexo disa libra, se qenke ne nivelin e Flamurit dhe do te tallet bota me ty; mjaft bere militantin, merru me ndonje gje te vlefshme te ngriesh edhe ti pak intelektualisht.

ky ministri eshte down ,

ky ministri eshte down , komplet down.

Atehere per te gjithe ju qe e

Atehere per te gjithe ju qe e lexono kete shkrim si dhe per ju te respublikes Flamuri nuk eshte fare nje personazh gjysem misterioz por eshte komplet nje idiot ashtu sic Mero e pershkron. Kete gje ta vertetojne te gjithe qe kane qene mandatin e kaluar anetare te Keshillit Bashkiak te Tiranes, e ky ka qene anetar i ketij keshilli, si dhe stafi i Bashkise se Tiranes. Per tu bere me investigativ nese doni kerkoni procesverbalet e mbledhjeve te ketij keshilli dhe shikoni se per cfare dhe sesi ka disktuar ky mjek qe nuk di ceshte veterinaria jo me mjeksia dhe qe sot e kemi minister te brendeshem. Shume shpejt do e kuptoni dhe juve te respublikes qe termi gjysem misterioz eshte hume i tepert per nje figure skandaloze si flamuri i vertet minister qe eshte komplet i njejte me ate te antenes se Meros.

Me falni edhe nje shtese mbase do beni mire te shkoni dhe ne Fakultetin e Mjeksise dhe te pyesni per kete flamurin se mbase eshte shok me Enzo Bossin dhe e kane mbaruar shkollen njesoj

Add new comment