Do të jetë një finale mesdhetare: Spanjë-Itali

Ndeshja Itali-Gjermani është përjetuar në Tiranë në mënyrë të veçantë, pasi tifozët italianë e gjermanë janë më të shumtë, e rivalë me so-shoqin. Ekranet e mëdha të improvizuar në çdo lokal kishin ndjellë mijra vetë, të cilët e kanë ndjekur ndeshjen me ndonjë birrë përpara. Dhe ndeshja i ka përmbushur pritmëritë. Në ndryshim nga ndeshja e një dite më më parë, ajo midis Spanjës e Portugalisë, kjo e sontmja ishte e bukur, me skuadrat që synonin portën, me raste të shumta, dhe – kështu mendojnë ekspertët (Oliver Bierhoff, ish-futbollist i kombëtares gjermane, sapo është shprehur se, nëse Italia do ta humbiste këtë ndeshje, do të ishte e padrejtë) – me një rezultat të drejtë. Gjermania rrezikoi, ndoshta qe dhe e pafat, por në fund u dorëzua.
Në finale do të luajnë Spanja dhe Italia. Një finale mesdhetare.
Re.Pu.
Comments
Uroj nje fitore te Spanjes :)

Uroj nje fitore te Spanjes :)

po te arbitroje KQZ del

po te arbitroje KQZ del fitues Basha :)

Mesdheu është tigani i botës.

Mesdheu është tigani i botës.

Nje dhurate e bukur per ata

Nje dhurate e bukur per ata qe e duan futbollin spektakolar qe u luajt mbreme, ishte fitorja e Italise. Uroj te loze keshtu edhe me Spanjen, megjithese tani qe eleminuam ekipet me te forta te kampionatit, asgje s'ka rendesi; Italia i ka tejkaluar shume here objektivat e saj ne kete kampjonat, prandaj mbetet vetem per te shijuar ate çfare ka mbetur prej tij.

Forza Italia!

Finalja e Krizes se Euros dhe

Finalja e Krizes se Euros dhe e kryeborxhlinjve;
JO E FUTBOLLIT TE NDERSHEM!

Add new comment