Rrëfehet Lady Gaga: Vuaj nga një sëmundje mendore.

Këngëtarja Lady Gaga kthehet sërish në qendrën e vëmendjes mediatike. Këtë herë, gjatë një koncerti në Londër ajo “hapi zemrën” me “mostrat” e saj të vegjël, duke iu treguar diçka që askush më parë nuk e dinte.
Këngëtarja nisi rrëfimin pasi lexoi një letër të një fansi, i cili thoshte se falë muzikës së saj arriti të marrë veten, të ecë përpara në jetë dhe të shmangte një vetëvrasje të mundshme.
Tejet e emocionuar, Gaga tha: “Unë marr çdo ditë ilaçe për shkak të sëmundjes mendore dhe depresionit nga i cili vuaj. E kuptoj se çfarë mund të ketë kaluar shkruesi i kësaj letre”.
Në vijim Germanota e falënderoi fansin që vijon ta ndjekë dhe u shpreh se ishte tejet e kënaqur që muzika e saj kishte mundur të ndikonte në mënyrë pozitive tek personat.
Add new comment